Sulmuesi argjentinas, Lionel Messi është kurorëzuar për të tetën herë në histori me cmimin më prestigjioz për paraqitje individuale, Topin e Artë.
Messi mori cmimin e tij të tetë, sot në ndarjen e cmimeve nga France Football Magazine.
36-vjecari argjentinas ishte në garë të ngushtë me sulmesin norvegjez, Erling Haaland, që këtë vit arriti tripletën me skuadrën e Manchester Cityt.
Messi është bërë futbollisti me më së shumti Topa të Artë. Ai udhëhoqi kombëtaren e Argjentinës në triumfin drejt Kupës së Botës pas 36 viteve.