Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë kanë dalë me një njoftim për takimin që kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock, ka pasur të premten me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Në njoftim thuhet se ky takim ka ardhur tri javë para mbajtjes së mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës ku do të votohet për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.
MPJ gjermane potencon se në takim Baerbock dhe Kurti kanë folur rreth asaj se si mund të hapet rruga për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.
“Pak më pak se tre javë deri në Komitetin e Ministrave të KiE në Strasburg. Baerbock diskutoi me Albin Kurtin në margjinat e #petersberg24 se si të hapet rruga për anëtarësimin e Kosovës në KiE”, thuhet në njoftimin e MPJ gjermane.