Ministria e Punëve të Brendshme njofton se pas reshjeve të shiut, situata është nën kontroll.
“Zëvendësministri Dobra më këtë rast ka vizituar disa zona, në veçanti pikën në lagjen Veternik dhe fshatin Dobratin të komunës së Graçanicës. Më këtë rast zëvendësministri Dobra ka konstatuar se të gjitha njësitet e zjarrfikësve janë mobilizuar plotësisht për të menaxhuar situatën dhe për t’u dalë në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve që janë prekur nga kjo situatë”, thuhet në njoftim.
Në komunikatë thuhet se po ashtu zëvendësministri falënderoi zjarrfikësit, pasi u konstatua se falë punës së tyre situata është nën kontroll dhe të gjitha pengesat janë mënjanuar.