Në Kosovë gjatë së mërkurës do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 dhe 11 gradë Celsius.
Ndërkaq ato maksimalet nga 22 deri në 26 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare, thuhet në njoftimin e IHMK-së.