Të dielën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -katër deri -dy gradë Celsius.
Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet një dhe tre gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperendimit.