Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës se sotme parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira.
Në njoftimin e institutit është thënë se vranësira do të jenë më të fokusuara rreth relievit malor.
“Të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat më të fokusuara do të jenë rreth relievit malor.Temperaturat do të shënojnë rritje të lahta në të dy vlerat ekstreme. Të dielen mot kryesisht i ngjashëm, por në veriperendim të vendit priten riga të izoluara të shiut. Temperaturat mbeten pothuaj të ngjashme me të ditës së shtune”, është thënë në njoftimin e IHK-së.