Qëndrimin e 21 shkurtit, Besnik Bislimi s’e mbajti katër herë, e të enjten pritet të bëhet e pesta.
Kryenegociatori kosovar udhëton më 25 prill drejt Brukselit në përpjekjen e radhës për të gjetur pajtim për çështjen e përdorimit të dinarit në Kosovë, raporton Klankosova.tv.
Njohësit e procesit e kritikojnë gjuhën strikte të zyrtarëve të shtetit, për çka më vonë mund të bëhen pishmanë.
Edhe opozita kritikon qasjen e ekzekutivit karshi rregullores së re të Bankës Qendrore.
Sipas LDK-së, qeveria bëri gabim edhe duke hequr dorë nga njohja e ndërsjellë.
Përveç 5 takimeve mes kryenegociatorëve me ndërmjetësuesin në Bruksel, ishte zhvilluar edhe një takim tjetër në shkurt mes guvernatorit të BQK-së Ahmet Ismaili me përfaqësues të Ministrisë së Financave të Serbisë.