Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, është i njohur për batuat e tij të cilat i lëshon kohë pas kohe në seancat që mbahen.
Gjatë votimit të njërës prej pikave të rendit të ditës, Konjufca i ka dhënë sqarime deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj.
“Ky z.Zemaj nuk është kurrfarë presioni. Këtu kemi me votu tri herë në daç me ditë. Edhe herën e parë e kryjtem, tash kalojmë në herën e dytë. Mos u merakos ti për këtë punë. Ulu në rregull jem”, tha Konjufca, duke shkaktuar të qeshura mes deputetëve që janë të pranishëm në sallë.
Kujtojmë se shprehja ‘mos u merakos’ ishte bërë virale një kohë për shkak të përdorimit të shpeshtë të saj nga personazhi kontrovers, Esati, i cili ishte bërë i njohur për videot e tij në rrjetin social TikTok./Sinjali