Dy ditë pas tragjedisë së plazhit të Vilë Bashtovës ku humbën jetën 3 anëtarë të familjes Halilaj nga Tirana, plazhi është mbyllur nga autoritetet ndërsa administratori i tij është arrestuar, pasi hetimet treguan se ai nuk kishte marrë masat për garantimin e jetës dhe shëndetit të pushuesve në plazh.
Detyrimi ligjor përcakton se në çdo 80 m linear bregdet duhet të ketë një vrojtues plazhi.
Trajneri i notit, eksperti Jurgen Fici ka treguar se si mund të shmangen ngjarje të rënda në det dhe çfarë duhet bërë kur pushuesit përballen me rryma të forta detare.
E mira është që të ecin në mënyrë horizontale me rrymën që të shpëtojnë. Duhet një profesionalizëm i lartë, di një rast në Itali para një viti, ku një boskier dhe notar po laheshin në liqen, boksieri nga forca e madhe kishte arritur të mbyste edhe notarin në liqen”, tha eksperti në TCH.
Sipas ekspertëve, prania e vrojtuesve të trajnuar në plazhe është e domosdoshme pasi ata dinë si të veprojnë për të shpëtuar të rrezikuarit nga mbytja dhe mbrojtur veten.