Intervista ku Zëvendës Kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, del krejtësisht i çoroditur dhe i shkapërderdhur në atë që thotë nuk ka mundur të lë indiferent gazetarin e Nacionales Berat Buzhalën, i cili ia kushtoi një Ditar të Buzhalës në plotni kësaj interviste në RTK. Buzhala thjesht tronditet teksa dëgjon çka thotë Bislimi dhe ngren një konstatimin të prerë se “mos koftë i lujt qeky, unë s’di më çka ju them”.
Jo vetëm që Buzhala shpalon kundërthënies mes Besnik Bislimit dhe shefit të tij, Albin Kurtit – por, gjen edhe dy “Dy Besnika” në të njëjtën intervistë: përkatësisht njëherë thotë “nuk kemi dorëzuar komentet për draft-Statutin” dhe mëpastaj gjatë intervistës thotë se “unë kam dërguar komente për draft-Statutin”.
Qysh në fillim gazetari Buzhala e vendos Bislimin si “figura më tragjike dhe komike” në këto tri vite qeverisje të Qeverisë Kurti II teksa e quan edhe “de facto” Kryeministër të Kosovës.
Ndërsa qysh në fillim të temës Buzhala ia rikthen zotimin publik Besnik Bislimi, i cili para jo më shumë se një viti i ftonte qytetarët e Kosovës ta mbajnë për fjale se “në qoftë se Asociacioni, qoftë edhe pa kompetenca ekzekutive, kthehet në tryezë të bisedimeve në Bruksel, unë nuk jam më aty”.
E Buzhala këtu pauzon pak frymën teksa tregon se çka ka bërë në fakt sot Bislimi: “Ky është autor i Zajednicës plus me autonomi, që Kosova e ka pranu, i ka thënë po – ndërsa fakti që mundohet me kontrabandu t’uj thanë që Serbia s’po e pranon është komplet muhabet i tjetër”.
“Kushdo që vjen mas tyne sikur qysh s’kena mujt me u kthy mrapa prej Marëveshjes 2013, asaj 2015, s’kemi me mujt m’eu kthy mbrapa prej draftit të Zajednicës së Besnik Bislimit”.
Për – jo vetëm kontradiktat – por edhe të pavërtetat që çdoherë i ekpozohen Bislimit në secilën paraqitje, Buzhala ka një koment: “Ky në çdo paraqitje të tij publike të ofendon si qytetar i Kosovës”.
“Bislimi me këdo që rrin, mua një 3 herë më ka thanë ëq është gjeni, ka thënë që e ka koeficientin e inteligjencës, IQ-në, më të naltën në Kosovë. Edhe më ka kqyr në dritë të synit e ka thënë që është më i mençmi në Kosovë”, rikujton Buzhala.
Ndërsa raportin e zotimit të djeshëm me të bërin e sotëm, Buzhala thjesht e ka të pamundur t’ia gjejë një koleracion.
“Kanë premtu që nuk pranojnë as ‘Z’ prej Zajednicës e as ‘A’ prej Asociacionit, as asi as kësi, e kanë pranu me Plus, me arbitrazh e kompetenca shtesë; po nuk pe pranon Serbia, po thojne. Serbia në një fazë të caktume ka me pranu ose çka është ma keq ka mundësi që na kemi me nis me zbatu pa i thanë Serbia hala ‘po’ Zadenicës fraksion Asociacion”.
“U inspirova për m’u marrë pak me Besnik Bislimin pas një intervists që e pat në RTK këtë javë…përnjime më shtangi intervista. E me të shtang Besnik Bislimi t’uj e njoft kaq gjatë është tepër e vështirë, sepse t’uj e njoft kaq gjatë krijon imunitet thu ‘jo bre s’më befason më’; e te ky vazhdimisht ekziston potenciali me të befasu. Edhe mas 3 vjeti kur thu “jo qetu mo nuk ka me shku” ky bash qaty shkon, e tejkalon”, ka thënë Buzhala.
Buzhala thotë se “katër shtylla të pushtetit” thonë krejt tjetër gjë për Asociacionin: Presidentja e Kosovës, Kryetari i Kuvendit, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Qeveria.
“Nëse rrejmë për qet send, pse duhet m’ju besu këtyne njerëzve për çfarëdo qoft. E s’janë t’u rrej vesh-em-vesh por para kamerave, para qindra mijëra njerëzve; burra të moshës madhore, të veshun e kollarisun”.
“Dalin para gazetarëve e i akuzojnë krejt tjerët që janë në agjendë të Serbisë. Tash përveç që ka kontradikta ndërmjet Albin Kurtit dhe Besnik Bislimit rreth komenteve në draft-Statut ka kontraditë edhe mes Bislimit 1 dhe Bislimit 2; këtu minimum janë dy persona sado që duket që është një”, tha Buzhala.
Ndërkaq për Bislimin ai ngren pyetjen “a është ky njeri rrenc patologjik apo nuk është as i vetëdijshëm?” teksa i kërkon Albin Kurtit “a ka mundësi me na i gjetë do njerëz pak ma të pamençëm”./Nacionale