Montgomery: Kurti po shkatërron marrëdhëniet me ShBA-në, kjo nuk do t’i falet

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, William Montgomery, ka vlerësuar se kryeministri i Kosovës Albin Kurti po sillet në mënyrë të pafalshme dhe po i shkatërron marrëdhëniet me SHBA-të dhe shtoi se çështja e Kosovës është problemi parësor për të gjithë liderët në Perëndim.

“Për të qenë shumë i sinqertë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke injoruar dhe anashkaluar OKB-në, bënë një hap të madh për të ndihmuar shqiptarët e Kosovës.

Që atëherë kemi punuar së bashku, në kushte shumë të mira. Kryeministri i Kosovës e refuzon këtë bashkëpunim. Ai po shkatërron marrëdhënien tonë dhe po sillet në një mënyrë që është e pafalshme.

Për të gjithë liderët në Perëndim, çështja e Kosovës është problem parësor. Ai nuk po u bën asnjë nder shqiptarëve të Kosovës, sepse siç thashë ne kishim një marrëdhënie të mirë dhe ai do ta shkatërrojë atë”, ka thënë veç tjerash ai.