Momenti kur Policia shpëton dy të moshuar nga vërshimet në Gjilan

Njësitet patrulluese të Stacionit Policor në Gjilan kanë reaguar menjëherë pas vërshimeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut në qytet.

Gjatë intervenimit, zyrtarët policorë shpëtuan dy persona të moshuar, shtëpia e të cilëve ishte përmbytur nga uji. Reagimi i shpejtë dhe profesional i policisë ka ndihmuar që të shmangen pasoja të rënda dhe të mbrohen dy jetë njerëzish.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan thekson se qëndron pranë qytetarëve në çdo situatë, duke ofruar mbrojtje të jetës dhe pasurisë, dhe duke vepruar me kujdes e përgjegjësi sa herë që kërkohet.