Moment vendimtar për të ardhmen e futbollit, Gjykata e Drejtësisë së BE-së i hap rrugë themelimit të Superligës Evropiane

Vendimi që mund të ndryshojë futbollin europian erdhi.

Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Europian vendosi që UEFA nuk mund të mbajë monopolin në garat e futbollit, kështu që mund të krijohet Superliga europiane, përcjell GazetaBlic Sport.

Vendimi është marrë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë mëngjesin e sotëm. A22 Sports, kompania që drejton akuzën e rinovuar të ESL, e vendosi çështjen e tyre përpara 15 gjyqtarëve për të ndaluar organet drejtuese të futbollit të ndëshkojnë klubet që marrin pjesë në kompeticion.