Mobilizim i madh i AAK-së në Deçan, Ramosaj: Me 12 tetor do të dalim fitues me rezultat të thellë

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka takuar sot strukturat e AAK-së në këtë komunë. Takimi është zhvilluar në kuadër të përgatitje për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

“Sot zhvillova një takim pune me strukturën drejtuese të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Deçan, ku bashkëbiseduam për organizimin e shtabit të degës dhe nëndegëve, për finalizimin e listës së kandidatëve për Kuvendin Komunal, si dhe përgatitjet për zgjedhjet e 12 Tetorit. Diskutuam gjithashtu për organizimin e Aleancës së të Rinjve dhe Aleancës së Gruas, për pritjet tradicionale të diasporës sonë dhe për shumë çështje të tjera organizative”, ka shkruar ai.

Sipas të parit të Deçanit, i cili e kërkon edhe një mandat për ta udhëhequr këtë komunë, ata janë të mobilizuar dhe të përkushtuar si gjithmonë.

“Jemi të mobilizuar dhe të përkushtuar si gjithmonë dhe me përkrahjen e qytetarëve tanë, do të dalim fitues me një rezultat të thellë e bindës më 12 tetor! Sepse ne flasim me punë dhe qytetarët e vlerësojnë këtë”, ka shkruar Ramosaj.