Mitrovicë: Theret me thikë një person në pikë të ditës

Një person sot është therur me thikë në Mitrovicë.

Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Ilmi Prekazi, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Jugës.

Ai ka thënë se sipas informacioneve të para dyshohet personi në fjalë ka mbetur i plagosur pas një mosmarrëveshjeje.

“Viktima është dërguar për tretman në Emergjencë, njësitet e policisë janë duke u marrë me rastin në fjalë”, ka thënë Prekazi.

I dyshuari është identifikuar, por nuk dihet nëse është arrestuar.