Mërgimtarët kosovarë me bazë në Stuttgart kanë organizuar protestë kundër situatës në veri, respektivisht sulmeve të protestuesve serbë ndaj ushtarëve të KFOR-it.
Në adresë të lajmi.net kanë ardhur pamje nga kjo protestë, që duket të jetë organizuar nga dy vajza me origjinë nga Peja.
Siç edhe mund ta shihni, pjesëmarrësit kanë mbejtur pankarta në mbështetje të qytetit të Mitrovicës.
Gjithashtu, mbështetja për ShBA-në ishte evidente, me shqiptarët që “bllokuan” qendrën e qytetit të madh gjerman.
Më poshtë disa nga pamjet.