Gazetari, Ilir Mirena, është pyetur në “Pressing” të T7, pasi deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Adriana Matoshi është kapur nga kamera në Kuvend teksa Dejona Mihajli “ia shkruante statuset Matoshit për ta sulmuar Mirenën”.
Mirena tha se e ka telefonuar një figurë e njohur duke i kërkuar të mos merret me Matoshin sepse “ka telashe”.
“Me ka thirrur një figurë e njohur që gjithë e njihni, më tha injoroje se ka telashe. Nuk e di çfarë telashe ka”, ka thënë Mirena.
Më pas ai tha se është për keqardhje që një deputetes të ia shkruajë statuset dikush tjetër.
“Është për keqardhje, sepse ti je deputete ke marre 10-20 mijë vota prej të qytetarëve, je në parlament dhe ti nuk je gjendje as qëndrimet në rrjetet sociale vet me i shkru”, ka thënë Mirena. /Gazeta Express