Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë, projektligjin për Institutin e Krimeve të Kryera gjatë luftës në Kosovë.
Pas debatit mes pozitës dhe opozitës, me 58 vota për, ky projektligj ka marrë mbështetjen në lexim të parë.
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci ka njoftuar se në votim kanë votuar kundër katër deputetë.
“Me 58 vota për, 4 kundër dhe asnjë abstenim konstatojë se projektligji miratohet”, ka thënë Bogujevci