Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli është duke u intervistuar në Prokurorinë Speciale të Kosovës.
E njëjta është parë duke hyrë në objektin e kësaj Prokurorie, ndërkaq nuk dihen ende arsyet se për çfarë është duke u intervistuar.
Telegrafi ka kontaktuar me Prokurorinë Speciale dhe jemi në pritje të një përgjigje nga ana e tyre.
Ndërkaq në media është raportuar se ministrja Rizvanolli po intervistohet lidhur me hetimet që rëndojnë mbi Nagip Krasniqin, ish-kryeshefin e KEK-ut.
Kujtojmë se Krasniqi akuzohet për keqpërdorim të detyrës dhe korrupsion.