Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë ka publikuar çmimin tavan të naftës, benzinës si dhe gazit për 24 orët e ardhshme.
MINT bën të ditur se çmimi për një litër naftë është 1.67 euro, 6 centë më shtrenjtë se javën e kaluar kur për herë të fundit kjo ministri kishte kontrolluar çmimet, shkruan lajmi.net.
Çmimi për benzinë ndërkaq është 1 euro e 39 centë, teksa herën e fundit kur kontrollohej ishte 1 euro 34 centë.