Ministria jep detaje për shtesëm e 100 eurove për pensionistët

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), ka njoftuar se pagesa e pensioneve është shtyrë për ditën e nesërme, pra me 18 tetor.

“Arsyeja e shtyerjes është aplikimi i shtesës prej 100 euro sipas vendimit të Qeverisë në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin, për të cilën ka qenë i nevojshëm një proces shtesë verifikimi.”, thuhet në njoftim.

MFPT kërkon mirëkuptim nga të gjithë përfituesve dhe tregon se nesër në sesionin e paradites do të ekzekutohen paratë./Lajmi.net/