Ministria e Shëndetësisë në Gaza: Më shumë njerëz kanë vdekur për shkak të mungesës së ushqimit dhe ujit

Të paktën dy persona të tjerë vdiqën në Gaza të shtunën për shkak të kequshqyerjes së rëndë dhe dehidrimit, sipas Dr. Ashraf Al-Qidra, zëdhënësi i Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza.

“Një foshnjë dy muajshe ndërroi jetë në spitalin Kamal Adwan në veri të Gazës dhe një grua 20-vjeçare gjithashtu vdiq nga uria në kompleksin mjekësor Al-Shifa në qytetin e Gazës”, tha Al-Qidra në një deklaratë, duke sjellë numri i përgjithshëm është 25, shkruan CNN.

Palestinezët e zhvendosur thanë se po luftojnë për të ushqyer fëmijët e tyre.

Prindërit mbërrijnë në objektet e mbingarkuar shëndetësore duke kërkuar formula për foshnjat. Civilët kanë humbur mesatarisht dhjetëra kilogramë peshë, sipas punonjësve të ndihmës.

Në Gazën veriore, njerëzit nxitojnë për të rrëmbyer ndihmat nga pikat e rralla humanitare. Punonjësit shëndetësorë thonë se nuk mund t’u ofrojnë trajtime jetëshpëtuese banorëve të Gazës së kequshqyer, sepse bombardimet dhe rrethimi i Izraelit kanë dërrmuar sistemin mjekësor.