Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka hapur zyrat e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve dhe Inspektoratit Qendor të Tregut në Leposaviq, që ofron shërbime ndaj biznesit dhe shtrirje të mbikëqyrjes së tregut në veri të vendit.
Ministrja Rozeta Hajdari, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një vizitë në Leposaviq ku u prit nga kryetari i kësaj komunë, Lulzim Hetemi.
Në njoftimin e ministrisë thuhet se takimi u zhvillua në atmosferë miqësore dhe gjatë takimit Hetemi ka njoftuar ministren Hajdari për ecurinë e punëve në këtë komunë.
“Takimi u zhvillua në atmosferë shumë miqësore, gjatë të cilit kryetari Hetemi e njoftoi ministren Hajdari për ecurinë e punëve dhe progresin e arritur në komunë. Me këtë rast u nënshkrua edhe marrëveshja ndërmjet ARBK-së dhe komunës së Leposaviqit, e cila u nënshkrua nga drejtorja e ARBK-së, znj. Lebibe Haliti dhe kryetarit të komunës Lulzim Hetemi”, thuhet në komunikatën e MINT-it.
Sipas ministrisë, kjo marrëveshje mundëson që tash e tutje bizneset e reja të regjistrohen si dhe të marrin shërbime tjera në zyrën e ARBK-së, në komunën e Leposaviqit.
Përveç kësaj, në komunë të Leposaviqit, do të vendosën së shpejti edhe Inspektorati Qendror i Tregut të cilët do të kontribuojnë në shtrirjen e mbikëqyrjes së tregut në veri të vendit.