Ministria e Financave ka marr vendim që të pezullojë vendimin e Komunës së Prishtinës për këmbim të pronës komunale me pronën private të ish-klientit të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.
Në një vendim që ka marrë Ministria e Financave të enjten thuhet:
“Pezullohet ekzekutimi i vendimit 01-020/04-236518/23 të dt. 26.12.2023 të Kuvendit Komunal të Kryeqytetit lidhur me procedurën e vlerësimit të pronave të paluajtshme të cilat janë objekt i këmbimit përmes këtij vendimi të Kuvendit Komunal të Kryeqytetit”,
Në arsyetim, MF-ja ka thënë se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka tërhequr ligjshmërinë e lëshuar dhe çështja është rikthyer për rivendosje në Kuvendin Komunal.