Ministria e Finaancave ekzekuton nga 50 euro për këto kategori

Sot do të ekzekutohen pagat për sektorin publik, përfshirë këtu edhe grevistët në arsim dhe për ata të administratës publike.

Por për dallim nga muaji i kaluar, kur grevistët u ishin vonuar pagat për disa ditë, burime të 07Press nga Qeveria e Kosovës kanë thënë se për muajin shtator pagat nuk do të ndalen për grevistët dhe se ato pritet të ekzekutohen sot, madje do të shtohen edhe nga 50 euro për të gjithë shërbyesit në sektorin publik.

“Nesër pritet të ekzekutohen pagat për sektorin publik, përfshirë këtu edhe grevistët në arsim dhe për ata të administratës publike”, ka thënë një burim i Gazetës brenda qeverisë së Kosovës.