Afër 23 milionë euro janë shpenzuar për avokatët e 8 ish-luftëtarëve të UÇK-së, të cilët po përballen me drejtësinë në Gjykatën Speciale në Hagë.
Sipas Ministrisë së Drejtësisë, më së shumti janë shpenzuar për mbrojtjen e Jakup Krasniqit – gjithsej 3,697,250.00 euro.
Pastaj për avokatët mbrojtës të Rexhep Selimit – gjithsej 3,629,700.00 euro.
Pas tyre vjen Hashim Thaçi.
Sipas përgjigjes së Ministrisë së Drejtësisë për KALLXO për mbrojtjen e Hashim Thaçit janë shpenzuar 3,483,301.02 euro.
Për mbrojtjen e Kadri Veselit janë shpenzuar 3,359,724.91 euro.
Për avokatët mbrojtës të Hysni Gucatit Ministria e Drejtësisë thotë se ka paguar 2,367,759.00 euro.
Pastaj, 2,272,672.14 euro janë shpenzuar për ekipin mbrojtës të Salih Mustafës.
Gjithashtu, për mbrojtjen e Nasim Haradinajt janë paguar 2,219,963.94 euro, e për ekipin mbrojtës të Pjetër Shalës janë paguar 1,915,000.00 euro.
Gjithsej Ministria thotë se ka paguar 22,945,362.01 euro.
Ministria e Drejtësisë sqaron se kjo shumë është paguar për periudhën nga viti 2021 deri më sot.