Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se 4.2 milionë është vlera e përkrahjes përmes Programit për Zhvillim Rural / Grante 2022, për ngritjen e serrave.
Përmes një postimi në Facebook, Peci nga Mamusha ka publikuar disa fotografi ku ka theksuar se kjo komunë është sinonim i prodhimtarisë së perimeve në Kosovë.
“Mamusha, sinonim i prodhimtarisë së perimeve në Kosovë. Aty ku konkretizohen mbështetja institucionale dhe puna e angazhimi i fermerëve. ”, ka shkruar Peci.
Ai ka listuar punën e dikasterit të cilin udhëheq në lidhje me përkrahjen e qytetarëve për ngritjen e serrave.
Ai ka thënë se ky është viti rekord i përkrahjes me grante për fermerët, teksa ka shtuar se ka pasur rekord të rritjes së eksportit të perimeve me 49 për qind.
“Republika e Kosovës, shembulli i përkrahjes për komunitetet jo-shumicë. 4,2 milionë është vlera e përkrahjes përmes Programit për Zhvillim Rural / Grante 2022, për ngritjen e serave. 19,72 ha sipërfaqe, serra për 69 përfitues. Viti rekord i përkrahjes me grante, i rritjes së sipërfaqeve, rekord i rritjes së eksportit të perimeve me 49%”, ka vijuar Peci.
Ai ka thënë ndër të tjera se dikasteri që udhëheq, përmes meritokracisë zgjat dorën e zhvillimit.