Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë Ivan Anushiq sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.
Në Ministrinë e Mbrojtjes, ministri Ejup Maqedonci homologun kroat do ta presë me ceremoni zyrtare të shoqëruar nga togu ceremonial i FSK-së ngjarje cila fillon nga ora 16:30.
Ndërkohë, një tjetër vizitë e rëndësishme do të zhvillohet në orët e pasdites në Kosovë. Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu është nikoqire e homologes së saj austriake Alma Zadi.
Pas takimit të dy ministreve do të nënshkruhet deklaratë e përbashkët e bashkëpunimit mes dy shteteve derisa do të ketë edhe konferencë për media.