Bashkimi Evropian duhet të formojë ushtrinë e tij të përbashkët që mund të luajë një rol paqeruajtës dhe për të parandalojë konflikte, ka thënë ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani.
Në një intervistë për gazetën italiane, La Stampa, Tajani tha se bashkëpunimi më i ngushtë evropian në fushën e mbrojtjes është prioritet i partisë Forza Italia, që ai udhëheq.
Megjithatë, përpjekjet janë përqendruar më shumë në zgjerimin e NATO-s, me Finlandën anëtaren e BE-së – që iu bashkua aleancës vitin e kaluar dhe me Suedinë që po ashtu është në rrugë që t’i bashkohet NATO-s. Tajani po ashtu tha se 27 shtetet e BE-së duhet të përmirësojnë udhëheqjen e tyre dhe të krijojnë një presidencë të vetme, e jo sikurse struktura aktuale, ku Këshilli Evropian ka president dhe Komisioni Evropian po ashtu ka president.
Tajani u bë udhëheqës i Forza Italia vitin e kaluar pas vdekjes së Silvio Berlusconit.
Ndër tjerash, zgjedhjet e Parlamentit Evropian në qershor do të jenë matësi i parë i popullaritetit të partisë, pasi humbi liderin e saj karizmatik, Silvio Berlusconi.