Ministri i Jashtëm i Shqipërisë: Opozita në Kosovë e udhëhequr nga vizioni i përbashkët politik

Ministri për Evropë dhe për Punë të Jashtme në Shqipëri, Igli Hasani, gjatë vizitës së tij sot është takuar edhe drejtues e përfaqësues të partive opozitare në vend.

Ai, me anë të një postimi në platformën X, ka theksuar se këto takime kanë qenë miqësore e të frytshme.

“Të udhëhequr nga vizioni i përbashkët politik dhe strategjik për mbrojtjen dhe afirmimin e interesave të shqiptarëve kudo në rajon, së bashku do të vazhdojmë angazhimin tonë në promovimin e rolit e shqiptarëve, si kontribuues në forcimin e sigurisë, paqes dhe stabilitetit rajonal”, ka shkruar Hasani.

Ai është takuar me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, atë të AAK-së, Ramush Haradinaj, nënkryetaren e PDK-së, Vjosa Çitaku, dhe kryetarin e Nismës Socialdemokratike, Fatmir Limaj.