“Pamjet në Kuvend ishin të trishta” – ishte komenti i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, për dhunën e ushtruar nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Partisë Demokratike të Kosovës.
“Dhuna në Kuvend nuk ka qenë e re. LDK më së miri e di se si është kur dikush e përdorë dhunën si mjet. Dhuna nuk është mjet politik për LDK-në.
Ishte një ndjenjë e keqe sinqerisht. Atë ditë e vazhdova takimin me profesorët universitar si përgjigje ndaj asaj që po ndodhte”, ka thënë Abdixhiku në Rubikon.
Sipas kryetarit të LDK-së, Kuvendi është bërë arenë e polarizimit, i sponsorizuar nga kryeministri Kurti.
Përderisa ministrat sipas Abdixhikut, vijnë në Kuvend për Tiktok dhe jo për punë.