Kryeministri i Serbisë Millosh Vuçeviq, ka shkuar për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku është pritur nga kryeministri Hristijan Mickoski.
Pritja e tij zyrtare është bojkotuar nga ministrat shqiptarë që jenë pjesë e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.
Mediat shqiptare në RMV raportojnë se Mickoski, Vujçeviqin e priti vetëm me ministrat maqedonas në kabinetin e tij.
Nuk ka pasur ndonjë reagim publik për këtë nga koalicioni i partive shqiptare që janë pjesë e qeverisë së Maqedonisë së Veriut.
Koalicioni i partive shqiptare në qeveri i njohur si “VLEN”, përfaqësohet me gjashtë ministra, ndërsa njëri prej tyre mban edhe pozitën e zëvendëskryeministrit të parë.