Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës, ka njoftuar se minatorët e Minierës me Flotacion, nga sot janë futur në grevë.
Kërkesat e minatorëve të cilët janë futur në grevë janë: realizimi i pagës mujore me kohë nga data 6 deri me datën 10, shkarkimi i menaxhmentit si dhe sigurimi shendetësor dhe kushtet e punës.
“Ju njoftojm se sot me datë: 24.10.2023 Minatoret e Minierës me Flotacion, janë futur në grevë brenda në minerë (në galeri) dhe kërkesat e minatorve janë: 1. Realizimi pagës mujore me kohë nga data: 06-10. 2 Shkarkimi i menagjmentit (kryeshefit) 3. Sigurimi shëndetsor dhe kushtet e punës”, thuhet në njoftim.