Mijaçiq: Kërkesat e Vuçiqit jorealiste, mund të plotësohet vetëm ajo e kthimit të gjyqtarëve

Dragisa Mijaçiq nga Konventa Kombëtare Serbe për Kapitullin 35 të bisedimeve të Serbisë me BE-në, beson se nga kërkesat e parashtruara – dhe të ashtuquajturat masa – nga Aleksandar Vuçiq, vetëm ajo për kthimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve serbë në institucione tash për tash është e mundshme, ndërsa tjerat jorealiste.

Sigurisht, Vuçiq nuk është naiv të mendojë se masat e renditura në pikën 1 do të përmbushen – gjendja para status quo-s, por ato qetësojnë opinionin serb”.

Nga të gjitha masat nga në këtë pikë, ekziston mundësia e kthimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve në sistemin e Kosovës, gjë që mund të pritet së shpejti, dhe kjo do të ishte fundi i rrëfimit për këtë pikë, sepse nuk është realiste të përmbushen pikat e tjera dhe as organizimi i zgjedhjeve, ndryshimet në polici, Asociacionit apo lirimi i të arrestuarve”, tha ai, siç e citoi KoSSeV.