Miftaraj – ministrit Vitia: Dështimin e ke të garantuar

Drejtori i Instituti të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka reaguar ndaj rastit në Malishevë, ku në një ordinancë private, e cila funksiononte ilegalisht, ka humbur jetën një 35-vjecarje.

Ai ka kritikuar ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia. Ky i fundit, sipas Miftarajt, duhet të angazhon këshilltar profesionist.

Në profilin e tij në “Facebook”, Miftaraj ka shkruar se Vitia ka angazhuar servila për këshilltar.

Arben Vitia me mire do ishte me marr keshilltare qe dine per shendetesi, qe e kane hallin e pacienteve, perparimin e shendetesise dhe qe do te ndihmonin ne punen tende fisnike. Deshtimin e ke te garantuar kur merr keshilltare opportunista dhe servila qe i ndrrojne partite dhe bindjet kush iu jep nje rroge me sha e ma mallku neper rrjete sociale”, ka shkruar Miftaraj.