Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka bërë me dije se refuzimi i kompromisit nga kryeministri Albin Kurti në procesin e dialogut në Bruksel mund t`i kushtojë Kosovës me sanksione tw reja.
Ai ka treguar se ditët në vijim Kosova do të njoftohet me “dhuratat” që do t`i servohen nga ShBA-ja dhe BE-ja.
“Pas “fitores” se madhe sot ne Bruksel, ditet ne vijim do te shohim se cilat jane “dhuratat” qe do na servohen nga Washingtoni dhe Brukseli!”, ka shkruar Miftaraj në profilin e tij në “Facebook”.