Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari Lila ka marrë 6 mijë e 784 euro kompensim për naftë.
Këtë kompensim deputetetja e pushtetit e mori për 6 muaj, saktësisht për periudhën janar-qershor 2022, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ndërkohë mësimdhënësit vazhdojnë grevën me kërkesën e tyre për rritje page për 100 euro, që edhe po të ndodhte do të mbeteshin sërish larg shumave që marrin deputetët vetëm për derivate duke mos llogaritur pagën e tyre bazë.