Të gjithë qytetarët që shfrytëzojnë transportin publik “Trafiku Urban”, nesër nuk do të paguajnë biletën. Ky vendim për lirim nga pagesa është marrë për nder të ditës ndërkombëtare pa makina.
“Bazuar në vendimin e Komunës së Prishtinës, për nder të ditës ndërkombëtare pa makina, më datë 22.09.2022 lirohen nga pagesa të gjithë qytetarët që shfrytëzojnë transportin publik të N.P.K. “Trafiku Urban” SH.A”, thuhet në njoftim.
Lexo Edhe:
Ky është truku sekret për këdo që të humbasë 1.23 kg në ditë
Përfitimet e seksit në mëngjes – Gazeta Express
Njoftimi i plotë:
Bazuar në vendimin e Komunës së Prishtinës, për nder të ditës ndërkombëtare pa makina, më datë 22.09.2022 lirohen nga pagesa të gjithë qytetarët që shfrytëzojnë transportin publik të N.P.K. “Trafiku Urban” SH.A.
Qasja në transportin publik promovon dhe siguron lirinë e lëvizjes për të gjithë, pa pasur nevojë të varemi nga statusi i pronësisë së automjeteve.
Lehtësirat e mundshme për transport brenda Prishtinës, për qytetarin janë dhe mbeten prioritet i yni