Merr flakë shkolla teknike “Skënder Luarasi” në Therandë

Një zjarr i madh ka kapluar shkollën teknike “Skënder Luarasi” në Suharekë.

Në disa pamje të siguruara nga lajmi.net shihet duke u djegur komplet çatia e shkollës.

Në ato pamje, nxënësit dhe mësimdhënësit shihen duke vrapuar për të ikur nga zjarri.

Redaksia ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë detaje por ende nuk kemi marrë përgjigje.