Universiteti i Havardit në semestrin e ri ka futur edhe mësimin e gjuhës shqipe.
Revista Harvard Magazine shkruan se ka qenë një nxënëse, prindërit e të cilës janë më origjinë nga Mali i Zi, që u bë shkak për futjen e programit të shqipes në një nga universitet më prestigjizo. Edona Cosoviç, e rritur në SHBA, mësoi të fliste shqip në shtëpi teksa komunikonte me familjen. Por mungesa e kanaleve shqipe në shtetin e huaj, do të sillte vështirësi për nxënësen e vitit të dytë.
“Ne jemi në shkollë gjithë ditën, shikojmë TV në anglisht, gjithçka është në anglisht, dhe ata gjithashtu po përpiqen të mësojnë gjuhën angleze sepse ata punojnë këtu dhe po përpiqen gjithashtu të bëjnë para, kështu që ne e humbasim gjuhën shumë, shumë shpejt, brenda një brezi”, është shprehur Cosoviç.
Në Mars 2022, ajo pyeti për mundësinë e krijimit të një kursi.
Gjuha shqipe ka një trashëgimi të gjatë mësimore në Shtetet e Bashkuara. E nxitur nga valët e hershme të emigrantëve shqiptarë. Universiteti Kolumbia e mësoi atë me ndërprerje nga viti 1932 deri në vitet 1960. E konsideruar gjerësisht ndër gjuhët më të vështira për t’u mësuar, shqipja mësohet vetëm në disa institucione të zgjedhura amerikane, duke përfshirë Universitetin Shtetëror të Arizonës, Universitetin DePaul dhe Kolegjin Mercy në Dobbs Ferry, Nju Jork.