Agnesa Neziri është një vajzë e re që ka lindur dhe është rritur në qytetin e Podujevës.
Madje, studimet e para edhe ato universitare i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës.
Ajo tani ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm, duke u bërë specialiste e mjekësisë në njërin nga spitalet më të njohura në Gjermani.
Agnesa ka specializuar në qytetin e Badenit të Gjermanisë.
Ky është vetëm njëri nga sukseset e shumta që shqiptarët nga Kosova – sidomos të rinjtë – po i arrijnë në vendet e ndryshme perëndimore.