Një mërgimtar nga Gjermania ka raportuar në Polici se porsa ka hyrë në shtëpinë e tij, e njëjta është boshatisur nga persona të panjohur.
Rasti është raportuar në Stacionin Policor në Pejë më 25 dhjetor. Shtëpia e bashkatdhetarit gjendet në rrugën “Shën Jeronimi” në Pejë.
Ai ka deklaruar në Polici se që pesё vite nuk ka qenё nё shtёpinё e tij, dhe nga shtёpia iu janё vjedhur: Nxemja komplet, tё gjithё radiatorёt e shtёpisё, të gjitha dhomat e fjetjes, mobilet e sallonit, kuzhinën komplet me te gjitha pajisjet teknike, rroba të veshjes etj.
Vlera e dëmit sipas viktimës arrin diku rreth dyzet e pesë mijë euro. E për këtë rast, Policia e Kosovës është vënë në lëvizje dhe ka arrestuar një person.
“Pas një pune intensive nga hetuesit e Sektorit Rajonal pёr hetime DRP Pejё, me datën 28.12.2022, ёshtё identifikuar dhe arrestuar i dyshuari: I.B. i lindur me 1983”, njoftoi Policia e Kosovës me anë të një komunikate për media.
“I dyshuari pas intervistimit nё prezencёn e avokatit mbrojtёs, me vendim tё prokurorit tё shtetit ёshtё ndaluar pёr 48-orё”.