Pritja për mërgimtarët që të dalin nga Kosova në pikën kufitare në Merdarë është deri në 5 orë e 30 minuta.
Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në këtë pikë kufitare pritjet janë nga 300 deri në 330 minuta, ndërsa kolonat deri në 800 metra.
Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pritjet janë deri në një orë dhe kolonat janë të gjata deri në 500 metra.
Ndërsa në pikën kufitare Muçibabë, pritjet janë deri në 40 minuta për të dalë nga Kosova.
Ndërsa kolonat ne të njëjtën pikë kufitare janë deri në 200 metra.