Deputetja e Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi u bë cak i disa bisedave bashkë me “të fortën” e kësaj partie, Dejona Mihali, për të cilën është pretenduar se qëndron prapa fjalimeve e deklarimeve publike të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosjes.
E kjo gjë duket se u vërtetua sot, e cila u kap nga kamerat e mediumit Nacionale, teksa kishte një komunikim për një analist kosovar, shkruan Sinjali.
Pasi u bënë publike disa komunikime të saja sot në Kuvend, ka reaguar vet deputetja përmes rrjeteve sociale, duke treguar se për çfarë saktësisht bëhej fjalë.
Postimi i saj:
Meqë i paska mbetë pikë disave me zoom in, zoom out, ja teksti i statusit:
Ish-Zv. ministri i PDK-së, njohësi i thellë i fushës së shpronësimeve në Hade, tash pronar portali “Periskopi”, ka kohë që në mënyrën më të ultë merret me mua. E kuptoj që është në opozitë dhe fondet nuk i ka më siç i kishte, por e inkurajoj për durim e vetëpërmbajtje. I bën mirë edhe për shëndetin.
Nacionale siguroi një komunikim të deputetes Adriana Matoshi me Dejona Mihalin, ku kjo e fundit ia përgatit deputetes disa fjali për ta sulmuar një analist kosovar që ishte tallur me të.
“Ish-Zv. ministri i PDK-së, njohësi i thellë i fushës së shpronësimeve në Hade, tash pronar portali “Periskopi”, ka kohë që në mënyrën më të ultë merret me mua. E kuptoj që është në opozitë dhe fondet nuk i ka më siç i kishte, por e inkurajoj për durim e vetëpërmbajtje. I bën mirë edhe për shëndetin.”
Jo veç që i tregon se çka të shkruajë, Mihali e udhëzon deputeten Matoshi edhe se kur ta publikojë shkrimin kundër analistit.
“A ta qes post në Facebook?” – e pyet Matoshi. “Më vonë” – ia kthen Dejona.