Ne të gjithë marrin frymë. Shumicën e kohës ne e bëjmë atë pa menduar fare për të. Por ata që me vetëdije përqendrohen në çdo frymëmarrje dhe frymënxjerrje, mund të kenë përfitime mbresëlënëse shëndetësore, veçanërisht për ta reduktuar stresin dhe ankthin akut (Balban et al. (2023); Leggett, H. (2023); Cassella. C. (2023).
Prof. Dr. Fadil Çitaku, PhD, MME (Unibe)
Një studim i publikuar para ca javësh nga shkencëtarët e universitetit të Stanfordit, në SHBA (Balban et al., 2023) ku solli rezultate të mahnitëshme se gjatë një muaji, pesë minuta teknika të frymëmarrjes ditore ofruan përfitime më të mëdha në reduktimin e stresit dhe ankthit se sa meditimi për një kohë të ngjashme.
Pra, në disa aspekte, pjesëmarrësit e caktuar në grupin e teknikës së frymëmarrjes rezultuan të kishin më shumë përfitime në uljen e stresit dhe ankthit, krahasuar më pjesmarrësit e studimit, që ishin caktuar të bënin vetëm meditim. (Balban et al., 2023)
Ky studim i publikuar në revistën shkencore «Cell Reports Medicine» sugjeron se ushtrimet e frymëmarrjes mund të kenë një efekt më të lartë për shëndetit mendor sesa meditimi. Kjo teknikë e frymëmarrjaes sipas Balban et al. (2023) mund të zavendësonë ilaqet kundër stresit, depresionit dhe ankthit.
Sipas autorëve (Balban et al., 2023) të këtij studimi shkencor, nese dojmë ta të përmirësojmë gjumin, të reduktojmë stresin gjatë ditës, të regjenerohemi nga puna intensive dhe stresi që sjellë jeta në përgjithësi, frymëmarrja e strukturuar e shkurtër e quajtur «psherëtima ciklike» (5 minuta) është ndër teknikat më të preferuara për ta aplikuar.
Autorët e këtij studimi, Balban et al. (2023) theksojnë se ç’do ditë të eksperimentit në këtë punim shkencor, pjesëmarrësit raportuan për gjendjen shpirtërore dhe shenjat vitale, duke përfshirë rrahjet e zemrës, ritmin e frymëmarrjes dhe gjumin. Ata që investuan pesë minuta duke punuar për frymëmarrjen e tyre ç’do ditë, treguan lehtësimin më të madh të stresit në fund të muajit, me përmirësime ditore në shëndetin e tyre mendor dhe fiziologjik.
Studimi aktual i Balban et al. (2023) testoi tre teknika të ndryshme të frymëmarrjes dhe njëra prej tyre dukej se performonte më së miri.
Pjesëmarrësve të cilëve iu kërkua të praktikonin psherëtimën ciklike (kur pas një frymëmarrje normale merr edhe një frymëmarrje tjetër, pra dy frymëmarrje, ende pa bërë frymënxjerrje)- kur frymënxjerrjet janë të më të theksuara dhe të zgjatura – treguan përmirësime më të mëdha se ata të cilëve iu kërkua të praktikonin frymëmarrjen «in box» (në kuti) – kur frymëmarrja, pauza dhe frymënxjerrja përputhen të gjitha në kohëzgjatjet – ose hiperventilimi ciklik – kur frymëmarrjet janë më të gjata dhe frymënxjerrjet janë më të shkurtra.
Studimi në fjalë (Balban et al., 2023) deshmoi se grupet e teknikës së frymëmarrjes raportuan një rritje më të lartë të ndikimit pozitiv sesa grupi i meditimit.
Studimet e mëparshme të frymëmarrjes kanë treguar se frymëmarrjet në përgjithësi rrisin rrahjet e zemrës ndërsa frymënxjerrjet i ulin ato. Ndoshta kjo është arsyeja pse «psherëtimat ciklike» janë kaq efektive. Ne mund të qetësojmë trupin dhe mendjen duke u fokusuar në teknikat e frymëmarrjes më vetëdijesim të plotë.
Efektet pozitive të meditimit kërkojnë një kohë më intenzive dhe se sa teknikat e frymëmarrjës për ta dhënë efektin e duhur.
Sipas autorëve të këtij studimi (Balban et al., 2023) frymëmarrja e kontrolluar ndikon drejtpërdrejt në shkallën e frymëmarrjes, e cila mund të shkaktojë efekte qetësuese më të menjëhershme fiziologjike dhe psikologjike, duke e rritur tonin e nervit vagal gjatë ekspirimit (frymënxjerrjes) të ngadaltë. Ndërsa meditimi mund të ulë tonin e nervit simpatik në planin afatgjatë, ky nuk është qëllimi i tij kryesor për ta ulur stresin akut.
Ende ka nevojë për më shumë kërkime shkencore për të ndarë dallimet midis meditimit dhe frymëmarrjes së kontrolluar, e cila duket se ka përfitime më të menjëhershme shëndetësore.
Ne si njerëz, kurrë nuk kemi plotësisht kontroll mbi trupat tonë, ndaj ndonjëherë ky fakt mund të jetë një realitet vërtet i frikshëm. Të ushtrosh një moment kontrolli, qoftë edhe thjesht për të psherëtirë, mund të jetë pikërisht kjo një terapi, që mjekët në të ardhmën mund ta përdorin për trajtimin e pacientëve, që lengojnë nga stresi dhe ankthi akut.
Refencat
Leggett, H. (2023). Cyclic sighing’ can help breathe away anxiety. Scope, Stanford Mdeicine. Në dispozicion: https://scopeblog.stanford.edu/2023/02/09/cyclic-sighing-can-help-breathe-away-anxiety/ (konsultuar më 28.2.2023)
Balban et al. (2023). Cell Reports Medicine 4, 100895
January 17, 2023 ª 2022 The Authors. Në dispozicion:
https://doi.org/10.1016/j.xcrm.2022.100895 (konsultuar më 28.2.2023).
Cassella. C. (2023). A Simple, 5-Minute Breathing Technique Is a Powerful Tool to Reduce Anxiety. Në dispozicion: https://www.sciencealert.com/a-simple-5-minute-breathing-technique-is-a-powerful-tool-to-reduce-anxiety.