Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka deklaruar se PDK është partia më e votuar.
Sipas tij, kjo u tregua në zgjedhjet lokale.
“PDK – Partia më e votuar në Kosovë!Pas përfundimit të numërimit të votave nga KQZ, me mbi 187,500 vota, qytetarët e Kosovës folën qartë edhe në këto zgjedhje lokale: besimi, organizimi dhe vizioni i Partisë Demokratike të Kosovës për zhvillim kanë fituar sërish”, theksoi ai.
Ai ka shtuar se “Ky rezultat është dëshmi e punës sonë të përbashkët, e çdo kandidati, anëtari, aktivisti dhe qytetari që beson se Kosova mundet ma mirë”.
“Faleminderit për çdo votë. Faleminderit për besimin tuaj. Puna jonë vazhdon. Në çdo komunë, për çdo qytetar”.

