Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka vizituar sërish ish-krerët e UÇK-së në Hagë, përkatësisht Hashim Thaçin e Kadri Veselin.
Këtë e bëri të ditur vetë ai përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, përcjell Paparaci.
Mësohet se një gjë të tillë ai e ka bërë këtë pas gati katër muajsh.
“Pas gati gjashtë muajsh, sot vizitova përsëri Presidentin Thaçi dhe Kryetarin Veseli në Hagë. I gjeta ashtu siç i kisha lënë herën e fundit: me moral të lartë dhe besimplotë në të drejtën e tyre, në të drejtën e Kosovës dhe në të drejtën e luftës së shenjtë të popullit tonë për liri”, shkroi ndër tjerash ai.
Më poshtë edhe postimi i plotë: