Memli Krasniqi: Kurti është kryeministër mashtrues

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi e ka quajtur mashtrues kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.

Këto deklarime i bëri përmes një publikimi në “Facebook”, ku hodhi kritika në drejtim të shefit të ekzekutivit për lëshimin e 100 eurove të studentëve vetëm tri ditë para balotazhit.

Postimi i plotë:

Një kryeministër mashtrues që i ka harruar studentët për pesë vite, tani kinse po kujtohet për ta tri ditë para zgjedhjeve – jo për t’i ndihmuar, por duke dashur t’i mashtroj me nga një mesazh propagandistik dhe 100 euro në llogari.

Por studentët nuk mashtrohen kaq lehtë. Ata e dinë se kjo nuk është ndihmë, por hipokrizi me llogari elektorale.

Prandaj, ata, bashkë me familjet e tyre që i edukojnë me sakrificë, më 9 nëntor do ta kthejnë përgjigjen e tyre meritore – me dinjitet, me votë dhe me vetëdije!