Mehaj: Policia jonë u ka treguar armiqve se Kosova ka zot shtëpie

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është shprehur se “Policia e Kosovës në 25-vjetorin e krijimit dhe funksionimit të saj është një nder institucionet e cila bartë në veten e saj shumë krenari si institucioni me kredibil ne Republikën tone së bashku me FSK-në”.

Ndër të tjera, Mehaj çmoi Njësitin e FIT-it, për të cilët tha se ndaluan grupin me mbi 100 terroristë që sulmuan dhe cenuan rëndë rendin juridik dhe kushtetues të Kosovës, në Banjskë të Zveqanit.

Kjo betejë i ka treguar çartë armiqve tanë se Kosova ka zot shtëpie dhe dinë e mund ta mbrojë vendin e saj ndaj çdokujt e gjithkujt”, shkroi tutje Mehaj.

“Në përvojën time si oficer/ushtarak, e sidomos ne botën e forcave dhe operacioneve speciale, nëse kjo lloj situate do të shfaqej në secilin shtet të NATO-s, minimumi i personelit që do ishte angazhuar do ishte një batalion plus, I cili ka në veten e tij 500 deri 1000 trupa ushtarake. Atë ditë këta pak djem por me vlera te pa çmim, arritën atë të pamundurën”, shkroi Mehaj në Facebook.

“Lum Kosova e kombi ynë që i ka”.