Mediumi zviceran: Amir Saipi bën zgjedhjen e tij, do të përfaqësojë Kosovën dhe jo Zvicrën

Portieri shqiptar, Amir Saipi raportohet se ka vendosur që ta përfaqësojë Kosovën dhe jo Zvicrën.

Siç raporton mediumi zviceran, Corriere Del Ticino, Saipi tashmë ka bërë zgjedhjen e tij dhe ai do të veshë fanellën e Kosovës.

Portieri i Luganos, 24 vjeç, ishte për disa kohë numri një i ekipit zviceran U-21, me të cilin – vitin e kaluar – mori pjesë edhe në Kampionatin Evropian.

Portieri i lindur në Schaffhausen ka zhvilluar 4 paraqitje për Zvicrën U19 dhe 14 paraqitje për Zvicrën U21.

Ai pritet të jetë një forcë e shtuar e skuadrës dardane, për t’i bërë konkurrencë portierit Arijanet Muric, i cili luan në Ipswich në Premier League.